Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shukri Xhelili sërish në telashe me drejtësinë, ja për çfarë akuzohet tani

2017/07/25 at 3:43 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam probleme me zemrën”, Shukri Xhelili kërkon lirimin nga burgu

Prokuroria e Dibrës dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, i akuzuar për veprën penale të “Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private” (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI). Për këtë procedim, i pandehuri është hetuar pa masë sigurimi.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumenta zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.


Në kallëzimin e dorëzuar nga ILDKP, pretendohej edhe për disa asete të tjera, të krijuara në mënyrë të dyshimtë ose të padeklaruara, por nga hetimi rezultoi se këto elementët të kallëzimit nuk provoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm.
Përsa i përket apartamentit në Durrës, për të cilën është marrë i pandehur subjekti Shukri Xhelili, ai deklaron se:
Në vitin 2013, një ndër marrveshjet që ka lidhur djali i tij Ervis Xhelili ka qenë me kompaninë T…C…. shpk, ku ka marrë përsipër vendosjen e dritareve, grilave si dhe të gjitha punimet e natyrës së shërbimit që ofronim, në kushtet kur firma T…C…. shpk i ka ofruar një apartament për të likujduar shumën e shërbimit të ofruar, djali ka bërë marrveshje fillimisht verbale në mirëbesim në emër të firmës, ndërsa kontratën e sipërmarjes e ka bërë në emrin e tij jo në emrin e firmës. Deri në këto momente paravarsisht kontratës, kjo kompani nuk ka kaluar në emrin e djalit Ervis Xhelili titullin e pronësisë, pra akoma nuk është pasjisur me hipoteke, pasi ajo është e parashikuar në kontratë në një pikë të saj, ku thuhet se për kalimin e pronësisë në emër të porositësit Ervis Xhelili, duhet të lidhet një kontratë tjetër për kalimin e pronësisë mbi aparatamentit përpara noterit.

Në keto kushte, i pandehuri ka menduar se duke mos pasur një titull pronësie , hipotekën , nuk e kam deklaruar në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP-së , për më tepër me këtë kompani akoma nuk janë përfunduar të gjitha punimet më shërbimin që i janë ofruar. Për të provuar faktin që shoqëria T..C… shpk nuk ka pasur një marrveshje për kryerjen e punimeve me djalin Ervis Xhelilin, janë paraqitur faturat tatimore të shitjes, të subjektit Viklo shpk (me administrator djalin e të pandehurit), për të gjitha punimet e kryera pranë firmës T…C… shpk, për të vërtetuar edhe një herë faktin se kontrata e sipërmarrjes është lidhur gabimisht në emër të Ervis Xhelilit pasi faktikisht ajo duhet të ishte lidhur në emër të firmës Viklo shpk.

Por, ndërkohë, me procesverbalin e këqyrjes të datës 26.06.2017 është administruar kopje e kontratës së sipërmarrjes datë 18.02.2014, për ndërtimin e apartamentit me sipërfaqe 91.78 m2 ndodhur në plazh kundrejt shumës prej 34 000 eurosh ndërmjet shoqërisë “T…C…” dhe porositësit “Ervis Xhelili”. Në nenin 3 të kontratës thuhet: “1. Shuma totale e apartamentit objekt porosie është 34 000 euro. Pagesa për ktë apartament objekt porosie është bërë si më poshte: shuma e mësipërme është likuiduar totalisht nga porositësi cash në dorë duke mos pasur asnjë lloj detyrimi ndaj njëri tjetrit. 2. Duke qenë se likuidimet e apartamentit objekt porosie është kryer totalisht nga porositësi tek sipërmarrësi dhe midis tyre nuk ka asnjë detyrim financiar … ky i fundit i jep të drejtën porositësit që apartamentin objekt porosie ta shesë, ta japë me qera, ta ndërrojë …” Ndërsa në nenin 4 të kontratës rregullon mënyrën e kalimit të pronësisë pasi të përfundohet apartamenti, veprim i cili do të bëhet me kontratë të veçantë.

Pra, në bazë të kontratës, rezulton se është paguar shuma prej 34.000 euro, gjë e cila nuk është e deklaruar në formularin përkatës. Ndërkohë, në kallëzimin e ILDKPKI pretendohej se në deklaratën e interesave privatë “Periodikë/Vjetorë” të vitit 2014 ndër të tjera është deklaruar blerja e një autoveture në vlerën 20 000 euro nga shoqëria “D..A…”. Sipas ILDKPKI kjo marrëveshje është e dyshimtë pasi sipas marrëveshjes bëhet fjalë për kompensim punimesh të kryera. Nga të dhënat hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se blerja e këtij automjet është i justifikuar me burime të ligjshme.

Po ashtu, ILDKPKI pretendon në kallëzim se, në emër të djalit të të pandehurit, figuron edhe një apartament në Kashar, Tiranë. Sipas kallëzimit, kjo provohet me faktin se në emrin Ervis Xhelili figuron një kontratë furnizimi me energji elektrike për një apartament në Tiranë. Nga hetimi i Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin shtetas.



Ju sugjerojmë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin i telefonon Trump

5 Korrik, 2026 12:00 pm
Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë
Kryesore

“Po i dëgjojmë protestuesit”, Rama për tubimet: Dialogu po pengohet nga…

5 Korrik, 2026 11:54 am
Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian
Aktualitet

Zvërneci, Rama: “Siguresa” për të shqetësuarit është Komisioni Europian

5 Korrik, 2026 10:32 am
Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Aktualitet

Protestuesit e arrestuar dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

5 Korrik, 2026 10:18 am
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama: Projekt i sajuar me Chat GPT

5 Korrik, 2026 8:54 am
Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit
Aktualitet

Incidente në mesnatë gjatë tubimit, protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit

5 Korrik, 2026 8:49 am
Para
Përse Monika Kryemadhi refuzoi të jetë zonja e parë?

Përse Monika Kryemadhi refuzoi të jetë zonja e parë?

Autobusët në protestë, qytetarët mbeten rrugëve (video)

Autobusët në protestë, qytetarët mbeten rrugëve (video)

Thahen pemët nga Tirana në Vlorë, miliona euro shkojnë dëm

Thahen pemët nga Tirana në Vlorë, miliona euro shkojnë dëm
















TE FUNDIT

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
5 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 21 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para...

Lexo më shumë

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
5 Korrik, 2026

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë, në Bashkinë Fier. Pas njoftimit nga banorët,...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
5 Korrik, 2026

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Coney Island të Bruklinit,...

Lexo më shumë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
5 Korrik, 2026

Po zhvillohet në këto momenti gjyqi për 21 të arrestuarit, pas tensioneve me policinë dhe deputetët në protestën e të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}