Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkrimi francez i 1872 : Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri

2017/07/23 at 10:47 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkrimi francez i 1872 : Në damarët e shqiptarëve rrjedh gjak pellazg. Origjinën e fustanellës helene kërkojeni në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2017

Në revistën franceze, « L’Année géographique : revue annuelle des voyages de terre et de mer ainsi que des explorations, missions, relations et publications diverses relatives aux sciences géographiques et ethnographiques », botuar në 1872 nga shtëpia botuese « L. Hachette et Cie (Paris) » gjejmë, në faqen n° 327, shkrimin e arkeologut të njohur francez, Albert Dumont, i cili gjendej në Shqipëri gjatë verës po të atij viti.

Si përshkruhen shqiptarët në këtë shkrim ? Në vijim do të gjeni rrëfimet brilante, të revistës dhe të autorit, mbi popullin tonë, të sjella në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Rrëfimi i revistës mbi shqiptarët nëpërmjet udhëtimit të arkeologut francez në Shqipëri :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Shqipëria, ku në të cilën Z. Albert Dumont ka hyrë nëpërmjet Shkodrës, e vendos atë në qendër të vëzhgimeve të reja. Në Dalmaci, autori studion kryesisht vendin, ndërsa në Shqipëri popullin. Shqiptari – « Skypétar » siç i quan ai vetë – është një popull i virgjër, pothuajse primitiv, i cili nuk ka ngjashmëri me evropianin (me perëndimorin). I familjarizuar me antikitetin helenik, Z. Dumont, është habitur çdo moment nga kostumi, zakonet, traditat apo analogjitë shqiptare, të cilat i kujtojnë atij Grekët e kohëve Homerike. Shqiptarët banojnë në trojet që dikur ishin të Pellazgëve. Ka shumë mundësi që një pjesë e gjakut të këtyre banorëve të lashtë (e kësaj rrace parësore) rrjedh ende në damarët e shqiptarëve. »

Rrëfimi i arkeologut francez për shqiptarët :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 « Shqiptari dallohet përsosmërisht ; koka e tij e vogël, hunda e hollë, syri i mprehtë, i çelur si bajame, qafa e gjatë, trupi i dobët, këmbët e gjata dhe të forta, ai na kujton Grekët e lashtë, ashtu siç e gjejmë në skulpturën arkaike prej mermeri të Egjinës. Edhe kostumi (veshja) i tij vë në pah kujtimet e antikitetit. Fustanella e bardhë na kujton tunikën me pala deri në rrip, ndërsa gjunjakët (tirqit) e gjatë që mbështjellin këmbët deri në gjunjë janë mbrojtësit e kërcinjëve të epokës heroike. Kostumi nuk është i gjerë dhe i fryrë si në epokën e bukur greke ; por dallojmë, në vazot e stilit të vjetër që, (Në 1870, Ministria franceze e Arsimit publik i ka dhënë për mision autorit të studiojë vazot e pikturuara greke dhe të zbulojë prejardhjen e tyre), Helenët e dikurshëm nuk kanë pasur zakonet e bashkëkohorëve të Perikliut. Pikërisht, shpjegimi i kostumeve më të vjetra helenike duhet kërkuar në Shqipëri. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-francez-i-1872-ne-damaret-e-shqiptareve-rrjedh-gjak-pellazg-origjinen-e-fustanelles-helene-kerkojeni-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: gjak pellazgeshorigjinashkrimi francezshqiptaret

Ju sugjerojmë

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
Aktualitet

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

20 Korrik, 2025 1:27 pm
Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj
Aktualitet

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

20 Korrik, 2025 1:10 pm
Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes
Aktualitet

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

20 Korrik, 2025 12:46 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

Trafik droge e pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kiminal..

20 Korrik, 2025 12:21 pm
Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…
Aktualitet

Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

20 Korrik, 2025 11:57 am
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: 32 vatra në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

20 Korrik, 2025 11:30 am
Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami
Bota

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami

20 Korrik, 2025 11:17 am
Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra
Bota

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

20 Korrik, 2025 10:53 am
‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet
Aktualitet

‘Kartolina magjike nga Kelmendi’, Rama publikon pamjet

20 Korrik, 2025 10:46 am
Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia
Aktualitet

Pretendonte pronësinë e ndërtoi pa leje në Drilon, arrestohet nga policia

20 Korrik, 2025 10:34 am
Para
Burri shqiptar ‘çmendet’ nga xhelozia, plagos me thikë dhe djeg me acid gruan

Burri shqiptar ‘çmendet’ nga xhelozia, plagos me thikë dhe djeg me acid gruan

Flet policja simpatike që “ua mbledh shoferëve”: Ja pse na kanë frikë meshkujt

Flet policja simpatike që “ua mbledh shoferëve”: Ja pse na kanë frikë meshkujt

Patozi Selamit: “Tërhiqu! Je më keq se Maqo Lakrori”

Astrit Patozi uron Selamin: Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores

TE FUNDIT

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
20 Korrik, 2025

Pas plagosjes së dy shtetasve të ndodhur tre ditë më parë në Sarandë, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një...

Lexo më shumë

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj
20 Korrik, 2025

Durrësi po kthehet me ritme të shpejta në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj që vizitojnë...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes
20 Korrik, 2025

Kapet dhe vihet në pranga 25- vjeçari që dyshohet se goditi me thikë 18-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trafik droge e pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kiminal..

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
20 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë organizuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com