Turistja ruse që vdiq dje në Ksamil është goditur aksidentalisht nga një mjet lundrues, skaf. Ngjarja është drejt zbardhjes nga prokuroria. Sot i janë vënë pranga skafistit Ermal Fataj 31 vjeç nga Ksamili.
Njoftimi i policise
Nga verifikimet e policisë rezulton se shtetësia K.R. ka qënë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapsirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.
Shërbimet e policisë së kufirit, kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të shtetases K.R.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.
Me urdhër të Prokurorit, Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.