Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen Astrit Patozi: PD-ja s’është pronë e Sali Berishës

2017/07/20 at 9:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrit Patozi ironizon sheshin Skënderbej, krijesa e shëmtuar e Ramës dhe Lali Erit

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në “News 24”, ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi foli për zgjedhjet e brendshme të kësaj force politike dhe ndikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij PD-ja nuk është pronë e Berishës ndaj dhe ai është shprehur kundër rikthimit të tij në krye të partisë.


Ylli Rakipi – Zoti Patozi, Partia Demokratike. Kjo parti që kemi ne sot, është trashëgimi e Sali Berishës, është gati pronë e tij, në konceptin tim.

Astrit Patozi – Jo pra nuk është kështu. Partia Demokratike nuk është pronë e askujt. Dhe në rast se ju mendoni që është e kundërta, unë nuk kam ça diskutoj më. Për publikun unë mund të them kaq. Partia Demokratike ka pasur shumë problem nën drejtimin e Sali Berishës, por kurrë, në këtë gradë, kurrë në këtë shkallë, siç është sot. Dhe për këtë, jam dëshmitarë, okular dhe një njeri që i ka jetuar në vetën e parë të gjitha zhvillimet. Pa diskutim, kemi pasur probleme përpara 4 vjetësh, në garën që ju thatë mes të ndjerit Olldashi dhe zotit Basha, për të cilët unë kam mbajtur një qëndrim, të cilit nuk i heq asnjë presje, por jemi në një situatë akoma dhe më të rëndë mbas 4 vjetësh dhe kjo është sigurisht për meritë personale të zotit Basha. Sado të thoni që zoti Berisha në hije, apo të tjera si këto, unë nuk jam i prirur që të diskutoj për hamendje…

Ylli Rakipi – Atëherë t’ju bëj një pyetje tjetër, që të shohim nëse ju ndryshoni në këtë pikë apo jo? Zonja Topalli, kërkon me përgjërim kthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Ajo e krahason rikthimin e Berishës, me kthimin e dikurshëm të De Gaulle në Francë. Ju ç’mendoni?

Astrit Patozi – Ky është një mendim i saj dhe unë nuk kam asnjë arsye të jem as pro dhe as kundër. Unë nuk e mendoj kështu.

Ylli Rakipi – Ju nuk mendoni, që duhet të kthehet Sali Berisha?

Astrit Patozi – Jo nuk mendoj kështu. Unë kam menduar dhe e kam shprehur mendimin tim. Kam menduar që Sali Berisha, duke qenë një lloj patriarku në Partinë Demokratike, njeriu më ndikues për shkak të historisë së kësaj partie, lideri jonë historik, mund të japë një kontribut të çmuar për ta zgjidhur krizën, sepse që Partia Demokratike është në krizë, e dinë edhe fëmijët e kopshtit. Dhe unë i qëndroj kësaj, se zoti Berisha është ende në kohë për të dhënë një kontribut. Në rast se ai vendos. Në rast se ai vendos ndryshe, pastaj sigurisht është çështje e tij. Por ne nuk mund ti mbajmë sytë, as te një njeri i vetëm dhe aq më pak tek zoti. Ndërkohë që po flasim për një gabim të njeriut. Ne duhet të kuptojmë dhe unë jam përpjekur t’jua shpjegoj demokratëve, edhe në takimet që kemi patur, shumë të mira, të shkëlqyera në shumë rrethe të Shqipërisë. Që kryetari i dështuar, nuk është fatkeqësi natyrore, pra ne nuk mund ta trajtojmë sot, Lulzim Bashën si një tërmet, si një vullkan, i cili shpërtheu, na ndodhi dhe njerëzit për forca të mbinatyrshme, nuk kanë mundësi të reagojnë.

Burimi: BalkanWeb

 

Etiketa: berishapatoziPDpronerikthimi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Nëna hebreje, babai katolik, vajzat myslimane

Nëna hebreje, babai katolik, vajzat myslimane

“Receta” e mjekut rus për të forcuar imunitetin në 15 minuta

“Receta” e mjekut rus për të forcuar imunitetin në 15 minuta

‘Trondit’ gazetari shqiptar, politikanët tanë i gjej shumë afër politikanëve serb

'Trondit' gazetari shqiptar, politikanët tanë i gjej shumë afër politikanëve serb
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com