Në qytetin e Sarandës, 6 pushues kanë qenë duke lundruar me skaf, por krejt pa pritur e kanë gjetur veten në rrezik për jetën. Motori i skafit me të cilin lundronin ka pësuar një defekt.
Incidenti ka ndodhur në “Kepin e Mërtesës” në Ksamil.
Për fat të mirë pushuesit kanë arritur të shpëtojnë pas sinjalizimit nga policia kufitare, e cila ka dërguar dy patrulla në ndihmë të pushuesve, duke i nxjerrë në breg shëndoshë e mirë.