Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet rroga e trajnerit të ri të Kombëtares, ja sa do të paguhet Panucci

2017/07/18 at 11:41 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohet rroga e trajnerit të ri të Kombëtares, ja sa do të paguhet Panucci

Trajneri i ri i Kombëtares pritet që të përfitojë një pagë thuajse të njëjtë me atë të Xhani De Biazit në sezonin e parë në krye të Shqipërisë. Panuçi do të përfitojë një pagë mujore prej 20 mijë eurosh.


 

Kërkesat e ulëta ekonomike kanë ndikuar jo pak në përzgjedhjen e presidentit të FSHF-së për teknikun që do të pasojë De Biazin në krye të Kombëtares.

Prej javësh, kandidatët për postin e teknikut të përfaqësueses shqiptare kanë qenë në “garë” për të bindur Armand Dukën për të marrë drejtimin e skuadrës shqiptare të futbollit. Nga sa bëhet me dije, burime të besueshme të “Panorama Sport” tregojnë se Panuçi do të nënshkruajë një kontratë prej 2 vitesh e katër muaj. Ai nis aventurën e tij me Shqipërinë pas disa ditësh deri në fund të këtyre kualifikueseve dhe më pas do të jetë në krye të Shqipërisë për edicionin e ardhshëm kualifikues për Europianin e vitit 2020.

 

NË HAPAT E DE BIAZIT

 

Të gjithë tifozët shqiptarë presin momentin e firmës në kontratë të Kristian Panuçit për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit. Por për momentin, e vetmja firmë që ish-futbollisti i njohur italian ka hedhur është ajo në kontratën e tij si opinionist sportiv. I punësuar apo jo te Shqipëria, Panuçi gjatë sezonit 2017-2018, do t’i kushtojë mesjavat Ligës së Kampioneve. “Mediaset Premium” ka bërë të ditur se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Shqipërisë do të jetë opinionist në studio në mesjavë në emisionin “Speciale Champions League”, përkrah Arrigo Sakit, Paolo Rosit dhe Alesio Takinardit.

 

Panuçi bashkëpunon prej disa vitesh me “Premium Sport”, duke qenë opinionist në studio apo edhe në stadium gjatë ndeshjeve të rëndësishme. Falë këtij “dypunësimi”, ai ka rënë dakord me FSHF-në për kërkesa më të ulëta financiare sesa disa emra më të njohur. Edhe Xhani De Biazi, gjatë viteve të fundit, ka qenë i punësuar paralelisht si opinionist te “RSI” në Zvicër për Ligën e Kampioneve dhe “TV8” në Itali për Ligën e Europës.

 

“NXËNËSI” I KAPELOS

 

Panuçi është një mbrojtës i njohur në Serinë A italiane. Ai e ka nisur karrierën te Xhenoa në vitin 1990, ndërkohë që pas tri vitesh u transferua te Milan, ku fitoi edhe Champions në sezonin 1993-1994. Në 1996 ndoqi Kapelon në Spanjë, duke u bërë pjesë e Real Madridit, me të cilën fitoi dhe La Ligan në 1997 dhe Champions një vit më vonë. U rikthye në Seria A në vitin 1999 tek Interi dhe në sezonin pasardhës u huazua në Londër, te skuadra e Çelsit e më pas kaloi te Monako.

 

Në vitin 2001 rikthehet sërish në Itali te Roma, sërish nën drejtimin e Kapelos, ku qëndroi për tetë vite. Panuçi ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në Itali, teksa i dha fund karrierës në vitin 2010 te Parma. Me kombëtaren italiane ka zhvilluar 58 ndeshje, duke shënuar 4 gola. Pasi vari “kë- pucët në gozhdë”, Panuçi nis karrierën si komentator sportiv në “Sky Italia” në vitin 2011, ndërkohë që më vonë u bë dhe pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”. Në vitin 2012 u zyrtarizua te Palermo për t’u bërë menaxher dhe zbulues talentesh, ku qëndroi vetëm disa muaj.

 

Po në këtë sezon nis karriera e tij në pankinë. Ai bëhet ndihmës i Fabio Kapelos te Rusia, por largohet nga detyra pas dy vitesh pas përplasjeve që pati me të. Në 2015- ën mori drejtimin e Livornos në Serinë B, teksa e drejtoi këtë skuadër në 36 ndeshje, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar drejtoi Ternanën./panoramasport



Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Foto/ Kush është shqiptari që u vra në Itali në sy të gruas e vajzës

Foto/ Kush është shqiptari që u vra në Itali në sy të gruas e vajzës

Kanye nuk i reziston dot të pasmeve të Kim, ja si e ngacmon në publik

Kanye nuk i reziston dot të pasmeve të Kim, ja si e ngacmon në publik

Origjina e Skenderbeut/ Moikom Zeqo fshikullon Mustafa Nanon: S’mund të jesh në qendër të vëmendjes me marrëzi

Origjina e Skenderbeut/ Moikom Zeqo fshikullon Mustafa Nanon: S'mund të jesh në qendër të vëmendjes me marrëzi
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com