Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefja e ONM-së: Vettingu për gjykatësit dhe prokurorët nis në Shtator

2017/07/16 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbërrijnë në Tiranë monitoruesit ndërkombëtar të Vetingut

Intervistë me Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi dhe Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit.


DW: Kur do të fillojë në Shqipëri rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve, pra vetttingu, që pritet të jetë gur themeli për një gjyqësor të ndershëm, të paanshëm, të pavarur nga politika?

Genoveva Ruiz-Calavera: Kjo që thatë është shumë e drejtë: vettingu është aq i rëndësishëm për Shqipërinë saqë mund të konsiderohet një proces me rëndësi historike, një moment përcaktues për sistemin e drejtësisë në vend, por jo vetëm. Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi edhe për një sfidë më të gjerë: të konsolidojë në mënyrë të pakthyeshme, një herë e përgjithmonë, sundimin e ligjit në Shqipëri. Me pritshmëri të tilla, është e qartë, se sa më herët të fillojë procesi, aq më mirë do të jetë. Qytetarët e Shqipërisë kanë pritur tashmë prej një kohe shumë të gjatë; ata meritojnë një sistem gjyqësor ku gjithsejcili prej tyre të ketë besim. Lidhur me nevojat/kërkesat kushtetuese dhe ligjore të bashkësisë ndërkombëtare për të monitoruar apo “shoqëruar” procesin, mund të konfirmoj vetëm se të gjitha përgatitjet janë kryer me kohë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM)) është gati të vërë në dispozicion ekspertizën e tij shumë të kualifikuar për të shoqëruar procesin, menjëherë sapo institucionet lokale të vettingut të jenë gati për të filluar procesin e rivlerësimit, që shpresojmë të nisë aty ngafillim i kësaj vjeshte. Megjithatë, për të qenë të qartë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar mban përgjegjësi për të monitoruar procesin, varet nga strukturat vendase, institucionet e vettingut që janë ngritur tanimë për të kryer direkt rivlerësimin.

DW: A ka rreziqe që mund të pengojnë zbatimin me sukses të procesit të vettingut, që janë marrë parasysh për t’i shmangur/përballuar?

Genoveva Ruiz-Calavera: Në proceset e ndërlikuara të reformave ka gjithmonë rreziqe. Procesi i vettingut është padyshim ndër përpjekjet më të ndërlikuara/komplekse në axhendën aktuale të reformave. Përgatitjet janë bërë në bazë të konsultimeve shumë intensive, nga të dyja palet: aktorët e brendshëm politikë në Shqipëri si edhe mes tyre dhe aktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, për të zbutur sa më shumë rreziqet e mundshme. Zbatimi aktual i procesit do të kërkojë përkushtim, guxim dhe gatishmëri për të kapërcyer me shpejtësi çdo pengesë që mund të shfaqet gjatë rrugës.

DW: A do të përfshijë vettingu në Shqipëri edhe ata gjykatës dhe prokurorë që dhanë në kohë dorëheqjen duke i shpëtuar kështu ”de facto” hetimit për të kaluarën e tyre, për pasuritë dhe lidhjet me krimin e organizuar? Po me ata që refuzojnë të deklarojnë pasuritë e tyre dhe nuk japin dorëheqjen ҫcfarë do të bëhet?

Genoveva Ruiz-Calavera: Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm. Procesi zhvillohet në tri shtylla të qarta: e shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive professionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit. Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara dhe / ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.

DW: Cila është situata lidhur me ngritjen e dy institucioneve të reja për të zbatuar reformën në drejtësi: Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë?

Genoveva Ruiz-Calavera: Ne po monitorojmë shumë nga afër formimin e këshillave të reja që do të jenë përgjegjës të drejtëpërdrejtë për administruar sistemin e drejtësisë. Ka disa përgjegjësi specifike ligjore që i janë dhënë IMO-së në këtë drejtim, kur bëhet fjalë për emërimin e anëtarëve të këtyre këshillave. Deri më tani kemi patur konsultime të ngushta dhe partneritet me autoritetet përkatëse për të kryer detyrat tona në kohën e duhur dhe lehtësuar finalizimit të këtyre proceseve.

DW: A mundeni, ju lutem, të parashikoni se kur reforma në drejtësi do të ketë rezultatet e saj të para përderisa këto rezultate janë parakusht për hapjen me BE të negociatave të anëtarësimit?

Genoveva Ruiz-Calavera: Ne i kemi parë tashmë rezultatet e para me kuadrin e ri ligjor që është miratuar për të mbështetur reformën e drejtësisë. Arritje të tjera konkrete tani varen nga shumë faktorë dhe është e vështirë të bëhen parashikime specifike lidhur për kohën se kur ato do të realizohen. Por një gjë ka qënë shumë e sigurtë dhe shumë e qartë deri tani: kërkesa e qytetarëve për ndryshim nuk është lënë pa u dëgjuar. Me shpresë që kjo kërkesë do të vazhdojë të shtyjë përpara motorin e reformës dhe do të gjenerojë të gjitha ndryshimet pozitive që janë vonuar për një kohë të gjatë. Unë vërtetë kam arësye të kem një perspektivë shumë optimiste, duke përfshirë edhe që shumë shpejt të shikoj vettingun të shkojë përpara.

DW: A është situata brenda BE-së në favor të veprimeve dhe vendimeve konkrete politike për të përshpejtuar ritmin e procesit të integrimit për vendet kandidate për anëtarësim në Ballkanin Perëndimor, p.sh. si Shqipëria? A po luan rol në politikat e situata gjeopolitike në rajon?

Genoveva Ruiz-Calavera: BE po përballet me shumë sfida, shumica e të cilave janë të lidhura me çështje globale dhe dinamika komplekse edhe përtej tij. Historia e kohëve të fundit ka treguar edhe një herë se kur mbizotëron uniteti brenda BE-së, zgjidhjet e përbashkëta, të bazuara në solidaritet, kanë sjellë përfitime për të gjitha vendet në Evropë, madje përtej saj. Kjo ka qenë gjithashtu e rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. P.sh. bashkëpunimi për krizat e refugjatëve përmes rajonit ka treguar që një partneritet edhe më i ngushtë është i nevojshëm dhe qëllimi përfundimtar i anëtarësimit në BE të të gjitha vendeve të rajonit nuk përfaqëson asgjë tjetër përveҫ kulminacionit të një trajektoreje të natyrshme/normale historike: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe e ardhmja e tij është Bashkimit Europian. Në këtë kontekst, referimi duhet të bëhet edhe për progresin e rëndësishëm të arritur në kuadër të procesit të Ballkanit Perëndimor. Takimi i fundit në Trieste ishte një rast për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin konkret në shumë sektorë të ndjeshëm, duke konfirmuar një angazhim të fortë të përbashkët për të avancuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe si dhe bashkëpunimin rajonal./Deutsche Welle



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Foto-lajm/Bregu-Vlahutin pushime së bashku tek vilat qeveritare

Foto-lajm/Bregu-Vlahutin pushime së bashku tek vilat qeveritare

opinion lajm i fundit

E fundit/ Treni përplas 60 vjeçarin në Durrës

Hidhet në det hiri i nobelistit, disidentit kinez Liu Xiaobo

Hidhet në det hiri i nobelistit, disidentit kinez Liu Xiaobo
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}