Ai i tronditi të gjithë pas publikimit të fotografive të tj duke u puthur me Chloe Green në një jaht në Turqi muajin e kaluar. Dhe pas lajmit se Jeremy Meeks do të divorcohet nga bashkëshortja e tij prej 8 vitesh Melissa, ai është parë në hotel të premten me vajzën e biznesmenit të Topshop.
Krimineli amerikan, që për shkak të bukurisë së tij u bë model shumë i famshëm, tradhëtoi gruan e tij, me të cilën ka 3 fëmijë, me Chloe.
Çifti u fotografua në pishina teksa kalonin momente romantike me njëri-tjetrin. Ata duken shumë të dashuruar, ndërsa nga ana tjetër Melissa vuan këtë tradhëti ndërkohë që feston ditëlindjen me fëmijët e saj.