Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në mes të qytetit të Shkodrës.
Kanë qenë persona të panjohur ende që kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit.
Ata kanë qenë duke udhëtuar me dy makina të ndryshme kur kanë shkrehur armët.
Por plumbat kanë kapur një vajzë të re dhe një burrë, të dy kanë qenë kalimtarë të rastësishëm aty.
Mirëpo të dhënat nga dëshmitarët flasin edhe për një tjetër person të plagosur, ku mendohet se është dhe objektivi i atentatit.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ende nuk dihet gjendja e tyre.
Vijon…