Prej orës 10:30 të paradites së sotme në KQZ po vijon rinumërimi i fletëve të votimit për 64 kuti të qarkut të Tiranës.
Deri tani janë numëruar gjashtë kutitë e para dhe PDIU ka arritur të sigurojë 4 vota plus.
Pritet të shihet trendi i rezultatit në vijim. Hapja e kutive u vendos pas ankimit të PS dhe PDIU.
Rezultati i sotëm do të ndajë nëse mandati do t’i shkojë PDIU së Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për tu bërë deputet i Parlamentit të ri.
Po ashtu procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat. Vendimi është miratuar dje me votw unanime.