Një vajzë të re e kapi paniku kur u zgjua nga koma dhe zbuloi se mjekët i kishin prerë njërën këmbë.
21 – vjeçarja Chey Alvarez, nga British Columbia e Kanadasë u pickua nga një merimangë, që e infektoi me një parazit mishngrënës.
Mjekët e vendosën atë në koma të induktuar për 10 ditë, ndërsa qëndroi për gati 2 javë në jetë me aparatura, pasi u diagnostikua me necrotizing fasciitis.
Siç shkruan e përditshmja “The Sun”, prindërit e 21 – vjeçares besojnë se ajo u pickua nga një merimangë vdekjeprurëse.
Sëmundja u përhap me kaq shpejtësi, sa mjekët u detyruan të prisnin këmbën e rë resë, që infeksioni të mos përhapej më tej.
Kur më në fund u zgjua në spital, ajo e ndjeu se diçka nuk shkonte dhe kërkoi për një stilolaps për të shkruajtur diçka.
“Më mungon një këmbë?”, ishte fjalia e parë që ajo i tha babait të saj.
Ky i fundit, duke folur për mediat rrëfeu frikën e madhe që kishte patur se e bija do të vdiste.
“Mendova se do të vdiste. Sëmundjet mishngrënëse janë të rralla, por kur ndodhin mund të jenë vdekjeprurëse.”/tvklan.al