Një dasmë në Brazil përfundoi në tragjedi, pasi helikopteri me të cilin udhëtonte nusja u rrëzua, pak para se të mbërrinte në altar.
Rosemere do Nascimento Silva kishte menduar të surprizonte të shoqin, ku së bashku me vëllanë dhe fotografen, e cila ishte shtatzënë po shkonte me helikopter drejt vendit të ceremonisë, në një zonë në periferi në Sao Paolo.
Por Udirley Damasceno nuk e pa dot 32-vjeçaren me të bardha, duke mbetur i ve, ende pa u zyrtarizuar si bashkëshortë. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e tyre.
Damasceno, as që e kishte idenë për hyrjen spektakolare që kishte planifikuar nusja e ardhshme, duke u shokuar pafund nga lajmi tragjik. Aksidenti fatal ndodhi në muajin dhjetor të 2016, ndërsa vetëm këto ditë janë publikuar pamjet e aksidentit, të cilat i gjeni më poshtë. Shiko videon me poshte.