Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatët e drejtësisë

2017/07/05 at 8:09 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokatët e drejtësisë

Nga Arnida Capi


Bota është e ndarë në njerëz që pranojnë fatet e tyre dhe në ata që luftojnë për fatet e tyre. Nëse këta të fundit nuk do ekzistonin, do ishim akoma duke u mbrojtur në shpella e duke mbijetuar për ushqim. është e ndarë në njerëz hipokrit dhe njerëz të vërtetë.

Pas zhvillimit të industrisë e teknologjisë, zhvillimi i ndividit sot ka ardhur në kohën ku njerëzit kanë krijuar të drejtën për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri.

Si pjesë e luftës, abuzimi me të drejtën ka sjellë korrupsionin, që është sërisht pjesë e drejtësisë. Dhe gjithmonë bota vazhdon të jetë e ndarë në njerëz hipokritë dhe njerëz të vërtetë. Dhe ndër ta, ata që e pranojnë fatalitetin dhe ata që luftojnë për to.

Si avokate, nën përgjegjësinë dhe respektin professional dëshiroj të ndaj një shqetësim të madh të një fenomeni të sistemit të drejtësisë shqiptare, që për fat të keq, nëse je pjesë e tij, ky shqetësim rri i heshtur, ose në shumë raste kaq mijëra avokate ushqehen pikërisht nga sistemi i jomeritës, por i ryshfetit.

Asgjë personale, perveç se më prek në pjesën më të qenësishme të natyrës, në ndjeshmërinë ndaj padrejtësisë.  Kjo është arsyeja pse kam zgjedhur avokatinë për studime dhe për këtë shkak të kësaj natyre ky është një profesion i lirë, pasi të gjitha palët duhet të kenë mjete të barabarta gjatë procesit, dhe sepse të gjithë aktorët e sistemit janë nën sundimin e ligjit, përtej falcitetit solemn të pelerinave e  piedestaleve. Ai që sundon është ligji.

Ka patur disa raste që më kanë prekur në reflektim dhe reaksion. Gjyqtar që me moralin e korrupsionit vendosin haptazi padrejtësi. Vendime haptazi të paligjshme, me mangësi të theksuara konceptuale analizimi provash e arsyetimi ligjor.

E vërteta është që morali i korrupsionit ka deformuar sistemin nga udhëheqja e parimit të prezumimit të pafajsisë, në udhëheqje nga parimi i prezumimit të fajësisë.

Që të ketë dënime, gjyqtarët mbajnë standardin “e dyshimit të mjaftueshëm”, në vend të parimit universal të dënimit “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.

Të jem e sinqertë, nuk pretendoj në drejtësi të kulluar, deri sa të ketë arsye të kulluar dhe sistem absolut drejtësie, kjo vlen në çdo vend të botës; por pretendoj dhe absolutisht nuk mund të pranojë, që për shkak të këtij korrupsioni Gjykata të japë vendim dënimi haptazi të pabazuar në ligj e në prova brenda dyshimeve të paarsyeshme.

është për të ardhur keq se sa avokatë ka Shqipëria, dhe kaq shumë nuk flitet për këtë mohim të të drejtave të njeriut. Avokati është i pari person në shoqëri që duhet të flasë e të bëjë avokatinë për të drejtat.

Qëllimi im është që të flas e të ftojë për reagim të gjithë ata që ndjejnë respekt ndaj profesionalizmit të tyre. Asnjë avokat s’duhet ta pranojë këtë standard, dhe nuk e kam fjalën vetëm për ankimet ligjore para gjykatave, apo pastrimin në kohë që pritet nga reforma në drejtësi. Nuk flas për pentito as për kallzim, jo nga frika e të ngelurit jashtë sistemit, por sepse as kjo nuk është plotësisht e pranueshme moralisht.

Flas për ndërgjegjësimin. Në format më të lira dhe demokratike, individuale apo  organizuese të avokatisë. Në artikuj, në tubime para gjykatave për t’i thënë këtij sistemi drejtësie: In dubio pro reo! Stop korrupsionit që dënon të pafajshëm! Respektoni parimet e të drejtës, liritë dhe të drejtat e njeriut!

Në fund, e di që është e pamundur që njeriu të luftojë me kohën, që do të thotë as të kuptohet kur jeton jashtë kohës së tij. Por në çdo kohë, të gjithë jemi përgjegjës për vetën, të jemi të vërtetë, ose të bëjmë diçka për të vërtetën, dhe secili bën shoqërinë.

Ne, avokatët e të drejtave, jemi të parët që duhet ta bëjmë këtë për shoqërinë shqiptare.

Etiketa: arinda capi


Ju sugjerojmë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
Bota

Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 12:17 pm
BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
Bota

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

27 Qershor, 2026 11:17 am
Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
Bota

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

27 Qershor, 2026 10:57 am
Para
Video/ Prishja e parkut për të ndërtuar pallate, protestë poshtë zyrës së Veliajt

Video/ Prishja e parkut për të ndërtuar pallate, protestë poshtë zyrës së Veliajt

Merkel nuk beson tek SHBA

Merkel nuk beson tek SHBA

‘Jepi, ma jep dhe ti shkelmin e fundit’, mesazhet e fundit të riut që vrau veten pasi e la e dashura

‘Jepi, ma jep dhe ti shkelmin e fundit’, mesazhet e fundit të riut që vrau veten pasi e la e dashura
















TE FUNDIT

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
27 Qershor, 2026

Një skenë kaosi u regjistrua në Parlamentin e Gjeorgjisë më 26 qershor, ku deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë...

Lexo më shumë

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
27 Qershor, 2026

Në komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale, Sali Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për protestën qytetare, si dhe sulmoi kryeministrin...

Lexo më shumë

Policia procedon penalisht 15 protestues

Policia procedon penalisht 15 protestues
27 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht 15 protestues për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}