Trashëgimtarja e TopChannel dhe blogereja Lori Hoxha duke se tani i ka hyrë edhe modelingut. Ajo ka pozuar për biznesin e këngëtares Jonida Maliqi të cilën e ka edhe shoqe. Nuk dihet cila është kontrata financiare mes tyre por fotot flasin qartë për reklamën që po u bën Lori produkteve në dyqanin e Jonidës.
Dhe bëhet fjalë për markën e njohur të bizhuve “Shourouk” që tashmë Jonida i ka futur në dyqanin e saj. Dhe këtë e ka shprehur në çdo foto që ka postuar në Instagram kohët e fundit. Po kështu postimi i fundit i Lorit në Instagram është një foto me Jonidën dhe bizhutë e kësaj marke…
Jemi kuriozë ta shohim Lorin tani në rolin e modeles
/Opinion.al