Një çift përpiqet ë gjejë dhe krijojë lumturinë në gjitçka; në fjalët e ëmbla që i thonë njëri-tjetrit, në detajet e përkujdesjes, por lumturia që të jetë e plotë ka nevojë për një tjetër plotës, seksin. Përtej nevojës fizike, seksi është një komponent që fuqizon lidhjen mes partnerëve duke e çuar në një tjetër dimension, si dhe duke i bërë më të lumtur. Gjatë tij lëshohet oksitiocina, hormoni i dashurisë dhe nrihen nivelet e seretoninës dhe adrenalinës. Por a ka një njësi matëse për seksin? Sipas studimeve të fundit shkencore, mesa duket ekziston një e tillë. Në fillesat e tyre shumë çifte bëjnë seks thuajse ç ditë, por me kalimin e kohës ritmi bie paksa duke qenë seksi ipërditshëm është një sfidë e vërtetë për njerëzit me jetë të ngjeshur. Por sa herë në javë duhe të bëjmë seks për të qenë të lumtur ? Si gjithmonë përgjigjen na e jep shkenca. Sipas një studimi të Universitetit të Torontos, publikuar në revistën Social Psychological and Personality Science, çiftet që janë bashkë prej kohësh bëjnë veç një herë seks në javë dhe janë të lumtur.
Burimi ”Huffington Post”