Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DETAJET/ Zinxhiri i atentateve, biznesmemi i plagosur fshihej në Francë

2017/06/28 at 6:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj Tofik Hykës, bizneset dhe konfikti i pronësisë me vëllanë

Të tjera detaje dalin në dritë pas atentatit që u bë sot në mes të ditës biznesmenit Tefik Hyka në kryeqytet, i cili mbeti i plagosur rëndë me një plumb në kokë dhe një plumb në gjoks. Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ tha se dy autorët kishin menduar gjithçka para se të kryenin sulmin, ndërsa kishin si qëllim ta vrisnin biznesmenin, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Franca, ku jetonte prej kohësh me familjen. Sipas gazetares Lala, duke u mbështetur tek pohimet e dëshmitarëve okularë dhe telefonatave në sallën operative, policia gaboi duke raportuar se biznesmeni kishte ndërruar jetë në momentin e sulmit, ndërkohë që ai ndodhej në gjendje të rëndë, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Në momentin e parë kur mediat u njoftuan, rasti u njoftua si vrasje. Njoftimi i parë erdhi nga dëshmitarë okularë. Por edhe nga raportimi në sallën operative. Ai i mbijetojë atentatit. Ishte një ngjarje e rëndë, ishte një atentat i mirëorganizuar. Ai u qëllua në një lokal, nën shoqërinë e një femre. Dëshmitarët okularë flasin për dy persona që kanë qenë me skafandra, që e kanë qëlluar në kokë dhe gjoks dhe janë larguar. Tefiku është personazh i njohur, biznesmen i kalibrit të lartë. Para 20 e ca vitesh është përfolur për vrasjen e një personi, i njohur si kreu i ‘Bandës së Shijakut’ ku Tefik Hyka është dyshuar që ka pasur lidhje. Por ngjarja nuk u zbulua. Pas këtyre pati disa ngjarje të tjera, nga atentatet me tritol, apo dhe kërcënimet. Ndaj, Tefik Hyka jeton në dijeninë time në Francë me familjen. Ai është kthyer pak kohë më parë për çështje personale. Autorët kanë zhfrytëzuar periudhën e ‘lodhjes’ së punonjësve të policisë, pas procesit të zgjedhjeve në vend. Atij i është vrarë një bashkëpunëtor i tij para disa kohësh”, – tha Lala.

Dhe një nga autorët e plagosjes. “Drejtori i Policisë më ka pohuar se janë shoqëruar disa persona dhe mes tyre është edhe autori i dyshuar i krimit. Por policia është e rezervuar për këtë fakt. Ata kanë lëvizur me një motor dhe skafandër. Personi i krimit ka zbritur pak më larg zonës ku ndodhi ngjarja, atje dhe ku e kanë kapur. Por është ende herët për të dhënë detaje, pasi mund të bëhen edhe gabime”, pohoi ajo.

Po ashtu, Lala theksoi se lokali ku ndodhi ngjarja, shumë pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’ nuk ishte i pajisur me kamera sigurie, por ka pasur një biznes tjetër përballë si dhe një bankë që gjenden aty pranë të cilat mendohet ta kenë filmuar atentatin.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Arrestohet në Tiranë një 32 vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia

Policia distancohet nga konflikti institucional në MAS: Zgjidhja jo detyrë e jona!

Ideja e re/ Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së PD-së

Ideja e re/ Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së PD-së

Gjermania, drejt lejimit të martesave mes homoseksualëve

Gjermania, drejt lejimit të martesave mes homoseksualëve

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com