Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisionin “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha se kjo më shumë se fitore e Partisë Socialiste është humbje e PD dhe në 25 qershor sipas Frangaj u “korr” ajo që u “mboll” në 4 vite.
Frangaj theksoi se PD nuk ka bërë analizë të saj në të gjitha këto vitet e fundit që ka humbur zgjedhjet. Më tej ai tha se Basha dhe PD humbën edhe nga eliminimi i figurave të vjetra nga lista e PD: “Shkatërroi shtyllën kurizore të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur në historinë pluripartike që të fshihet me një të rënë të lapsit gjithë historinë e partisë. Sepse përvoja në politikë është një shkollë shumë më shumë se shkolla. La Jozefina Topallin në shtëpi dhe vuri në listë një zëdhënëse të PD të degës së Shkodrës në që nuk e njeh as PD në Shkodër. Në 30 ditët e fushatës nuk bëri asnjë ditë fushatë, ishte fushata me e dobët, bëri gabim tjetër të madh nuk i ra në 30 ditët Edi Ramës po LSI-së”.
Po ashtu Frangaj e ka quajtur të pavend jehonën që ju bë fotos së Bashës me Trump: “Në vitin 2017 të dalësh e të bësh miting në Rinas me militant për një takim, një fotografi të kreut të PD me Presidentin Amerikan e të bësh miting mirëseardhje e ta presësh si hero në Rinas kjo është gjëja më idiote. Të lësh kulmin e fushatës për një shkrepje me Donald Trump”. /Opinion.al