Edhe gazeta ruse “Sputnik” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Shqipëri. “ Partia Socialiste e Shqipërisë, fiton zgjedhjet me 50% të votave” – shkruan gazeta. Në artikull theksohet se pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta e 25 viteve.
Sipas “Sputnik” në këtë pjesëmarrje të ulët, mund të ketë ndikuar edhe festa e Bajramit apo moti i nxehtë në vend. Artikulli përmend edhe incidentet që ndodhën duke i cilësuar si të shumta në numër. Fitoren e PS-së e cilëson si pasojë e këtij bojkoti.