Një komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim është arrestuar nga policia e qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se komisioneri Andimiano Ravolli është arrestuar pasi ka votuar dy herë në qendrën e votimit 3736b në fshatin Barç.
Ravolli ka votuar një herë në qendrën e votimit ku ishte komisioner dhe një herë tjetër në qendrën ku ishte i regjistruar. Gjithashtu policia e Korçës ka ndaluar dhe Arben Ruco, person me precedent penal. Ndalimi i tij është bërë, pasi ka tentuar të blente vota.