Programi që Blushi propozoi si platformë elektorale, që përfshin dhënien e 1000 eurove për çdo bebe të porsalindur, është ironizuar sot nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një foto për të qeshur, siç është bërë edhe e modës nga kryeministri, shfaqen 2 burra me barkun e madh edhe me ta është edhe një grua me shumë gjasa shtatëzën. “Meqë Blushi na premtoi 1 mijë euro për çdo lindje”,- shkruhet në foton e shpërndarë nga Rama.