Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish i dashuri i nxin jetën së dashurës dhe familjes: “Mi kthe dhuratat”

2017/06/18 at 11:59 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish i dashuri i nxin jetën së dashurës dhe familjes: “Mi kthe dhuratat”

“Nëse vendos të ndahesh nga unë, duhet të më kthesh mbrapsht lekët dhe dhuratat që të kam dhënë sa ishim bashkë”. Përmes një kërkese të tillë, të shoqëruar me kërcënime verbale e deri në dhunë fizike, një 45-vjeçar ka “terrorizuar” për muaj me radhë ishtë dashurën e tij, shkruan “Panorama”.


Duke mos qenë dakord ndërprerjen e marrëdhënies së dashurisë, ai ka kërkuar ish-partneres dhe familjarëve të saj fillimisht 1 milion lekë të rinj, ndërsa më pas 6 milionë. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 në Tiranë. Sipas Gjykatës së Tiranës, “protagonisti” i saj është i pandehuri R. Sulejmani, gjykimi i të cilit përfundoi pak ditë më parë. Ai u gjykua për “përndjekje” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të tij vetëm për akuzën e parë, me 5 muaj e 10 ditë burg. Për akuzën tjetër çështja u pushua, pasi gjatë gjykimi e dëmtuara nuk paraqiti kërkese për gjykim në lidhje me atë vepër.

PERNDJEKJA

Gjatë gjykimit të çështjes penale në ngarkim të 45- vjeçarit ka rezultuar se kallë- zimi ndaj tij është bërë në janar të vitit 2017. Ish-e dashura e tij ka kallëzuar në Policinë e Tiranës përndjekjen sistematike që i ishte bërë nga i pandehuri. Në kallëzimin ajo ka shpjeguar se është banore e Tiranës, se është beqare dhe se punon në një kompani private. Ajo ka rrëfyer se 45- vjeçari me të cilin ka pasur një lidhje dashurie nuk ka qenë dakord që marrëdhënia e tyre të ndërpritej. Sipas kallëzimit, i pandehuri ka filluar të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj saj dhe familjarëve. Referuar kallëzimit, ai u ka thënë se nëse kallëzuesja vendoste që marrëdhënia e tyre të merrte fund, duhet t’i kthente shumën e lekëve dhe dhuratat që ai i kishte dhënë gjatë marrëdhënies mes tyre. Në muajt e fundit para kallëzimit i pandehuri i ka shkuar disa herë në vendin e punës dhe e ka takuar kallëzuesen pa pëlqimin e saj. Njëkohësisht ai i ka takuar të afërmit e saj, të cilët mes kërcënimeve u ka thënë se kallëzuesja duhet t’i kthente lekët dhe dhuratat. Referuar kallëzimit të cituar në vendimin e gjykatës, fillimisht i pandehuri i ka kërkuar shumën prej 1 milion lekë të rinj dhe me pas shumen prej 6 milionë lekë të rinj.

DHUNA FIZIKE

Sipas kallëzueses, veprimet përndjekëse të të pandehurit Sulejmani kanë kulmuar në javën e dytë të janarit, kur ai e ka sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij. Ai ka shkuar në zyrën e punës së saj dhe pasi ka ushtruar dhunë psikologjike duke i kërkuar leket dhe dhuratat e dhëna duke përdorur zë të lartë, ka ushtruar dhune fizike në shkallët e pallatit ku ndodhej zyra e saj. Kallëzuesja ka pohuar se është gjuajtur me grushte dhe shkelma në kokë dhe në bark.

SMS KERCENUESE

Referuar vendimit të gjykatës, kallëzuesja ka vënë në dispozicion të hetimit 33 fletë formati në të cilat gjenden SMS me përmbajtje kërcënuese, për të cilat ka shpjeguar se i janë dërguar nga i pandehuri. Po kështu, kallëzuesja është shprehur se për faktin e shqetësimeve të herë- pashershme nga i pandehuri ajo është paraqitur edhe më parë në polici, ku është bërë dhe një ballafaqim i më- parshëm mes tyre. Sipas Gjykatës, gjatë hetimit, nga këqyrja e tabulateve telefonike është konstatuar një fluks i dendur SMS-sh dhe thirrjesh telefonike drejt numrit celular të së dëmtuarës. Po ashtu, gjatë hetimit janë siguruara edhe pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë në hyrjen e pallatit ku ndodhet zyra e së dëmtuarës. Sipas Gjykatës, nga këqyrja e tyre evidentohet lehtësisht konflikti fizik dhe dhuna e ushtruar nga i pandehuri. Po ashtu, gjatë hetimit e dëmtuara ka vënë në dispozicion edhe një grup tjetër mesazhesh të dërguara nga personi i pandehuri nga adresa e tij e “Facebook”. /Armand Bajrami/Panorama



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi 19 qershor 2017

Ja si do jetë moti në fundjavë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

opinion lajm i fundit

Grabitje spektakolare në Durrës, maskat lidhin rojën dhe largohen me makinën e firmës
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com