Kryeministri Edi Rama ka uruar me anë të një letre homologut maqedonas, Zoran Zaev, pas zgjedhjes në krye të vendit.
Letra i është dorëzuar Zaevit nga ambasadori ynë në Shkup, Fatos Reka, i cili zhvilloi një takim me kryeministrin e Maqedonisë
Rama shprehet i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e mëtjeshëm të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase, ndërsa përmend zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si garancinë e vetme për përparimin e vendit.
Kryeministri i Shqipërisë thekson se shqiptarët në Maqedoni janë kontribues të vlerave të bashkëjetesës dhe avancimit euroatlantik.