Për arsye të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e unazës së madhe do të bllokohet segmenti rrugor nga rrethrrotullimi në afërsi të Akademisë së Sigurisë (Sauk) deri tek kryqëzimi i Tiranës së Re si dhe nga kryqëzimi i Tiranës së Re deri tek rrethrrotullimi në afërsi të Kopshtit Zoologjik.
Ky bllokim do të zgjasë deri në përfundim të punimeve. Të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi lëvizje në drejtim të Elbasanit nga rreth rrotullimi në afërsi të Kopshtit Zoologjik në trajektoren normale.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe të respektojnë radhën e trafikut gjatë kohës që ky segment do të jetë i bllokuar”, thuhet njoftimin e policisë.