Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet raporti: Cilat janë plazhet më të pastra në Shqipëri

2017/06/07 at 8:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet raporti: Cilat janë plazhet më të pastra në Shqipëri

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Z. Julian Beqiri publikoi sot gjatë një konference për shtyp të dhënat e monitorimit paraprak të cilësisë së ujërave larës përgjatë vijës bregdetare për vitin 2017. Nga monitorimi i kryer gjatë  muajit Maj 2017, rezulton se këtë vit plazhet shqiptare janë të një cilësie shumë të mirë.


“Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë një monitorim kampionimi në 102 pika përgjatë vijës bregdetare dhe ka realizuar monitorimin e ujërave larës në 20 plazhe. Nga analizat rezulton cilësi shumë e mirë në rreth 99 pika monitorimi pra mund të themi që plazhi mirëpret me një cilësi shumë të mirë uji të gjithë pushuesit”- u shpreh z. Beqiri.

Duke u ndalur në rezultatet e monitorimit të parë të këtij viti, kreu i AKM-së theksoi se ndërsa kemi një cilësi shumë të mirë të ujërave larës, pastërtia e rërës lë shumë për të dëshiruar,. “Gjatë monitorimit kemi vënë re se kemi problematika përsa i përket jo cilësisë së ujit por cilësisë së rërës. Mungojnë koshat për hedhjen e mbeturinave, mungon informacioni që mund t’u jepet nga pushteti lokal pushuesve me tabela ku të jepen të dhëna për cilësinë e plazheve, pasi është mirë që informacioni të ndahet me qytetarët. Pushteti lokal është ende shumë larg punës që duhet të bëjë,për një mirëmenaxhim të duhur të plazheve.” – tha z. Beqiri.

Në bazë rezultateve të fazës paraprake të cilësisë së ujërave larës për vitin 2017 rezulton se:

Cilësia e ujërave larëse është shumë e mirë në plazhet e Divjakës, Velipojës, Tales, Shëngjinit, Gjiri të Lalzit, Golemit, Qerretit, Spillesë, Orikumit, Zvërnecit, Vlorës, Dhërmiut, Himarës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, Sarandë, Semanit, Durrësit dhe Palasës.

Cilësia e ujërave larës është e mirë në 3 pika monitorimi, tek Shkolla e Marinës në Vlorë, tek Kanali i Çukës në Sarandë dhe tek Kompleksi Giardino në Durrës. Të treja këto pika një vit më parë kanë rezultuar me cilësi të keqe të ujërave.

Cilësia e Ujërave larëse është përkeqësuar në 2 pika të plazhit të Durrësit, konkretisht në Plazhin Zhiron dhe Pas Kanalit tek Plepat ku në bazë të analizave të kampioneve të marra, ujërat larës kanë rezultuar me një cilësi të keqe.

Monitorimi paraprak i AKM-së për vitin 2017 është shtrirë në 102 pika nga  99 pika në vitin 2016 dhe 78 pika në vitin 2015 duke rritur në këtë mënyrë monitorimin gjatë gjithë vijës bregdetare. Në listën e plazheve të monituara për herë të parë është shtuar edhe Plazhi i Palasës me dy pika monitorimi të cilat kanë rezultuar të një cilësie shumë të mirë.

Të dhënat e fazës së parë të monitorimit të ujërave larës për këtë vit janë të publikuara  në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit www.akm.gov.al. ku çdo qytetar mund të gjejë informacionin për plazhet krahasuar edhe me rezultatet e vitit 2016. /Monitor

Etiketa: durresplazhetsarandeshqiperiaTurizmi


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Para
Petrit Vasili paralajmëron Edi Ramën: Kush ka kërcënuar LSI-në ka thyer kokën

Petrit Vasili paralajmëron Edi Ramën: Kush ka kërcënuar LSI-në ka thyer kokën

Meta dhe Vasili nga Shkodra sulmojnë Ramën dhe Bashën

Meta sulmon Ramën nga Berati: Zgjodhe vendin e gabuar për të më hapur luftë

Ju kujtohet Viktoria, ajo sot vuan nga një sëmundje

Ju kujtohet Viktoria, ajo sot vuan nga një sëmundje
















TE FUNDIT

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
12 Tetor, 2025

Dashi Je në një pozicion harmonik me njerëzit dhe mjedisin kudo që je strehuar. Ngjarjet dhe bisedat po rrjedhin mjaft...

Lexo më shumë

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
12 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala....

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
12 Tetor, 2025

Sot qytetarët e 38 komunave në Kosovë do të kenë mundësi të votojnë për kryetarë dhe përfaqësues të tyre në...

Lexo më shumë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com