Një biznes privat është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e autostradës Tiranë – Durrës. Si pasojë një pjesë e mirë e zonës (nga mbikalimi i Kamzes deri te mbikalimi i Aeroportit) ka mbetur pa energji elektrike.
Djegia e kabines ka dëmtuar dy fidra, për riparimin e të cilave janë duke punuar paralelisht brigadat e OSHEE. Sipas të dhënave difekti mendohet të rregullohet rreth orës 17:00.