Një 27 vjeçar nga Tropoja është autori i “kaosit” që u shkaktua pasditen e djeshme në zonën e njohur si “Zogu i Zi” në Tiranë. Gjithcka ndodhi pasi i riu kishte kërcënuar një shtetas dhe kërkonte prej tij 10 mijë euro, për të cilat kishte udhëtuar nga Shkodra në Tiranë për t’i marrë.
Policia sqaroi sot se 27 vjeçari Taulant Neçaj lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë, Tiranë përmes telefonit dhe aplikacioneve të rrjevete sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes një shtetas me inicialet P.S për ti paguar një shumë prej 10 mijë eurosh, të cilën do ta merrte pasditen e djeshme.
Duek qënë në dijeni të këtij informacioni Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit finalizuan operacionin e koduar “Messenger” që çoi në arrestimin e 27 vjeçarit.
Në momentin që policia ka ndërhyri Taulant Neçaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpëjtësi në sens të kundërt me mjetin e tij tip TUAREG me targë AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete.
U desh ndërhyrja e Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit që të bëhej arrestimi i tij. Policia sekuestroi mjetin me të cilin lëvizte tropojani si dhe 4 telefona celularë dhe një sasi të dyshuar kanabis sativa.
I riu që u bë protagonist i ngjarjes që i ngjante skenave që kemi parë në filma tashmë akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “ Kundërshtim të punonjësit të polcisë” dhe “Shkatërrim prone”