Dhjetra qytetarë, pjesëmarrës në mitingun e PD-së, janë dërguar me urgjencë në orët e para të ditës në QSUT me probleme në sy.
Opinion.al publikon emrat e personave që janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Një pjesë e tyre kanë probleme me shikimin ndërkohë që shfaqin shenja të enjtjes dhe skuqjes.
Burime nga PD-ja, tregojnë se probleme me shikimin kanë pasur ata persona që kanë qenë në një rreze të afërt me podiumin. Për të marë ndihmën e parë ka shkuar në spital dhe kryetari i PD Lulzim Basha, shkruan opinion.al
Mjekësia ligjore ka nisur marrjen e provave ndërsa paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme.