Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i dëshmitarëve: Si na mashtroi gruaja e futbollistit Fortuzi

2017/05/27 at 11:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrëfimi i dëshmitarëve: Si na mashtroi gruaja e futbollistit Fortuzi

“Dy personat që kallëzuan për “mashtrim” Junida Fortuzin, bashkëshorten e ish- ­futbollistit të njohur të “Tiranës” dhe Kombëtares, Indrit Fortuzi kanë dëshmuar në gjykatë historinë e tyre. 


Para Gjykatës së Tiranës, kallëzuesit Xh.Ç. dhe A.S. kanë pohuar se në dhjetor 2015 kanë blerë bileta udhëtimi me vlerë 1160 euro dhe 175 euro tek agjencia e saj, bileta që kanë rezultuar të pavlefshme, shkruan “Panorama”.

Bazuar në dëshmitë e tyre dhe në prova të tjera, më 3 maj 2017, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore të pandehurën Fortuzi dhe e dënoi në mungesë me 3 vjet e 6 muaj burg. Dëshmitë janë pjesë e vendimit të arsyetuar të Gjykatës, i zbardhur dje, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”.

Gjatë gjykimit, përmes avokatit të saj mbrojtës, e pandehura Fortuzi kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Për rastin e kallëzuesit Xh.Ç., avokati ka pretenduar se ai vetëm ka bërë rezervimin e biletës në agjencinë e të pandehurës, ku nuk ka bërë pagesë dhe se prenotimin e ka bërë në një vend tjetër. Për rastin e kallëzuesit A.S., mbrojtësi ka pretenduar se e pandehura e ka kryer rezervimin e biletës, por nuk ka arritur të kryejë prenotimin e saj, gjë e cila ka sjellë anulimin e biletës jo nga e pandehura Junida Fortuzi, por nga vetë shoqëria e udhëtimit. Vendimi ndaj Fortuzit është ankimuar në Apel edhe nga Prokuroria dhe nga e pandehura.

MASHTRIMI 1160 EURO

Para Gjykatës, dëshmitari Xh.Ç. ka pohuar se nuk kishte qenë rastësi blerja e biletave të udhëtimit në agjencinë e të pandehurës Fortuzi. Ai ka pohuar se kishte blerë bileta disa herë të tjera dhe agjencia kishte qenë korrekte.

“Kam vajtur për të prerë 4 bileta për në Gjermani për në datë 30 dhjetor 2015, të cilat i kam prerë më 4 tetor. Pashë në faqen e Facebook një koment për Junidën, se kishte mashtruar dikë dhe thashë të shkoja në agjenci. Atje më thanë shko në Rinas për të parë se biletat ishin fallco apo jo. Shkova aty dhe ai zotëria më tha se biletat ishin fallco. Një police më tha shko bëj denoncimin. Në datë 19 nëntor kam shkuar dhe kam bërë denoncimin e më thanë se do të të njoftojmë ne. Kam shkuar tek agjencia dhe ata të hotelit më thanë se ka një javë që ka ikur, për Junidën. Unë kam kontaktuar me Junidën e ka qenë dhe burri i saj, Indrit Fortuzi. Biletat ishin prerë te shoqëria ‘A… Airlines’”, ka treguar ai.

Dëshmitari ka theksuar se ka mundur të kontaktojë me të pandehurën pasi ka konstatuar këtë fakt. “Tentova që të komunikoja me Junidën në ‘Viber’ dhe dilte online në 30 tetor. I shkruajta disa ditë më pas që të më gjente disa vende në avion dhe më tha pa merak se do të shikoj unë. Komunikimi ka qenë para datës 30 tetor 2015. Vlera ka qenë 1160 euro për katër bileta. Kam prerë disa herë bileta tek Junida dhe më ka dalë korrekte para këtij rasti. Kur i bleva biletat, Junida m’i futi në zarf. Ajo nuk më dha as kupon, as mandat. Nga besimi i tepërt e pranova këtë fakt”.

MASHTRIMI 175 EURO

Dëshmitari A.S., profesor në një prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, në deklarimet e tij para Gjykatës, ka shpjeguar se kishte blerë një biletë udhëtimi tek agjencia e të pandehurës Fortuzi, për të shkuar në një aktivitet sportiv në Itali. “Biletat janë prerë një muaj e ca para aktivitetit. Kur shkova atje, ishte një burrë dhe një grua mbi 30 vjeç. Kjo gruaja ishte në kompjuter dhe për biletën pagova 175 euro.

I thashë po ndonjë letër dhe ajo më printoi një format A4 ku ishte data dhe të dhënat për fluturimin. Kur erdhi dita për të udhëtuar në Itali, profesorët ishin nisur më përpara dhe kur arrita dhe unë, ai i agjencisë ‘A…’ më tha se nuk ke biletë. Kur pa të dhënat e letrës A4, më tha se është bërë një prenotim në emrin tënd, por është fshirë të nesërmen”, ka rrëfyer ai. Më tej, profesori ka treguar se kur është kthyer në Tiranë, ka shkuar tek agjencia, kur një pastruese i ka thënë se e kishin mbyllur agjencinë prej një jave e gjysmë.

ARSYETIMI I GJYKATES

Sipas Gjykatës, qëllimi i të pandehurës për të përfituar të hollat, për rastin e shtetasve Xh.Ç. dhe A.S., del qartë nga mekanizmi i kryerjes se veprës penale. E pandehura, nëpërmjet gënjeshtrës, rezultoi e provuar që me veprime aktive ka paraqitur rrethana të rreme, duke u dorëzuar të dëmtuarve vërtetimin e prenotimit të biletave, ndërkohë që nuk kishte bërë pagesat e tyre.

iTë dëmtuarit, nisur nga bindja se biletat ishin rezervuar dhe pagesat për to ishin kryer, janë paraqitur në aeroport për të udhëtuar në destinacion, por atje kanë mësuar se në emër të tyre nuk rezultonte të ishin rezervuar bileta të vlefshme./ Panorama

Etiketa: fortuzigruajamashtrimi


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Veliaj në Big Brother, celebron në martesë çiftin brenda shtëpisë 

Veliaj në Big Brother, celebron në martesë çiftin brenda shtëpisë 

SKANDAL/ Helmohen dhjetra qytetarë në mitingun e PD-së, përfundojnë në spital

SKANDAL/ Helmohen dhjetra qytetarë në mitingun e PD-së, përfundojnë në spital

Negociatat me Ramën/ Basha: Është tërhequr nga ofertat e javës së kaluar

Kandidatët/ Basha sulmon skeptikët: Nuk i njihni ju, por i njeh çadra...
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com