Një 35-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka grabitur bizhuteri me vlerë 300 mijë euro në një argjendari në Athinë. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa mësohet se ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh, pasi qe cilësuar si autor i grabitjes së një argjendarie në 18 korrik 2010.