Kryeministri Edi Rama duke folur me fermerë në Manëz vlerësoi votimin dhe tha se ishte meritë e PS dhe e qeverisë së tij. Po kështu ai kërkoi votën më 25 Qershor duke thënë se ne nuk kemi bë gjithçka mirë, por ama kemi dhënë prova se në këtë vend mund të bëhet shtet.
“Do t’ju lutesha të na votonit masivisht të marrim 71 mandate dhe të qeverisim siç duhet të mos jemi të bëjmë qeveri me bishta (koalicione). Ju e dini si është më mirë të drejtosh timonin, vetëm apo me të tjerë në prehër dhe pa rrip sigurie?”, ju tha Rama mbështetësve të tij në Manzë të Durrësit. Takimi i cili transmetohet live në TV dhe në kanalin e tij online ERTV.
/Opinion.al