Pas një mungese të gjatë në skenë apo në vëmendjen publike, Rezarta Shkurta ka vendosur të rikthehet fuqishëm. Para disa ditësh ajo solli për publikun klipin e saj të ri. Po sikur të mos mjaftonte klipi ajo ka publikuar edhe 2 fotografi ku duket më sensuale se kurrë.
Një zhveshje artistike me të gjitha limitet ka mjaftuar që ajo të rikthehet në vëmendje. Por një tjetër fakt është po aq intrigues sa edhe fotot. Ajo ka bllokuar edhe komentet te to. E mirëmenduar nga ana e Rezartës ky veprim.