Një episod interesant është shpalosur në kohën që kryetari i opozitës po jepte një deklaratë për mediat para portës së Kryesisë së Kuvendit.
Pak, pasi Basha ka nisur të fliste, në anën e tij të majtë është shfaqur kryeministri Rama, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi, duke ardhur në këmbë nga selia e qeverisë.
Pasi ka ndenjur disa sekonda pak metra larg Bashës duke vështruar nga ai, Rama është afruar te supi i shefit të opozitës dhe i ka thënë me zë të ulët ‘erdha unë, eja tani’.
‘Shko, shko, se shihemi aty’, ka qenë përgjigjia e Bashës pa e ndërprerë komunikimim me gazetarët. Prononcimi i Bashës lidhej me një intervistë të tij për gazetën austriake Der Standard, e cila shkaktoi zhurmë të madhe për shkak të një deklarate për të inkriminuarit nga komuniteti katolik të futur në listat e Partisë Socialiste nga Rama.
Basha ka sqaruar se e vlerëson komunitetin katolik dhe se zhurma për deklaratën e tij e ka burimin te mjetet e propagandës së pushtetit.
Ndiqni video: