Lorenc Vangjeli nga studio e “Opinion” tha se palët janë ende larg negociatave. Sipas tij, Rama nuk lëviz nga data e zgjedhjeve që është 18 Qershori sepse nuk e lejon Kushtetuta. Po kështu ai tha se Rama nuk i ka premtuar z.Yee marrëveshje sipas paketës “McAllister”.
“Më 25 Prill kur erdhi McAllister në Shqipëri kishte kohë dhe mund të arrihej marrëveshja, ndërsa tani është vonë. Ndërsa politikanët flasin, juristët qeshin. Sepse s’ka hapësirë ligjore”, u shpreh ai.
Sakaq, Shkullaku beson se kjo është një luftë nervash dhe besoj se Rama do të lëshojë, pra mund ti shtyjë zgjedhjet.