Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Spanjës, pas një dueli shumë të bukur me Sebastian Vettel.
Piloti britanik i Mercedesit u nis nga vendi i parë, por e humbi pozicionin në kthesën e parë, pasi gjermani i Ferrarit bëri një nisje shumë të mirë. Gjithsesi, Hamilton e rifitoi vendin e tij në pjesën e fundit të garës, duke arritur të ngushtojë diferencën me Vettelin në vetëm 6 pikë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
Në vend të tretë përfundoi Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili përfitoi nga braktisja e garës së Kimi Raikkonen (Ferrari) dhe Valteri Bottas (Mercedes).