Krahas Lulzim Bashës sot në çadrën e lirisë ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Aurela. Ata janë përballur me një suprizë të këndshme në Bulevard kur një vajzë e vogël i dhuron lule…
Në fakt mesazhi i Bashës një ditë përpara protestës është i qartë: Masivitet por qetësi. Kjo porosi duket se është përçuar edhe në degët e PD në Tiranë e rrethe ku është bërë thirrje për sa më shumë njerëz në protestë por duke shmangur dhunën dhe provokimet. Sakaq vetë Basha ka deklaruar se nesër do të jetë në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.