Kur doni t’i bëni gjërat siç duhet, më mirë të merrni këshillat e profesionisteve.
Në një video ngacmuese të “Keeping Up With the Kardashians, Kourtney i tregoi botës se ishte shumë më e lumtur pa babain e fëmijëve të saj, Scott Disick dhe e bëri ndryshe nga gjithë femrat e tjera. Ndërkohë që një vajze e zakonshme do të kishte postuar një status që do ta bënte të dukej e fortë në Facebook ose të dilte për një natë vajzash, bukurosha 38 vjeçare nuk bën asgjë të tillë. Ajo thjesht kalon një kohë fantastike gjatë një seti fotografik nudo në anë të një pishine, duke treguar se nuk ka asnjë lloj dyshimi tek vetja e saj.
Por kjo është vetëm Kourtney, pasi secila prej tyre ka mënyrën e saj. Shkoni në palestër Kjo është mënyra e Khloe, ecila pasi u nda nga bashkëshorti i saj Lamar Odom, u bë e rregullt në palestër për të mbajtur pamjen e saj të shëndetshme dhe shumë seksi. Ajo e quajti këtë si një “trup hakmarrjeje” duke qenë se u kthye në një femër shumë më tërheqëse se ç’ishte.
Jini më të hapura për të rënë sërish në dashuri
Pak pas ndarjes nga Kris Humphries, Kim kishte zënë mend dhe nuk u dëshpërua aspak. Ajo i tregoi revistës People se pavarësisht se mendonte që Kris ishte shpirti i saj binjak, kjo nuk do ta ndalonte që të dashuronte sërish. Bukuroshja 36 vjeçare tha se mendonte që gjatë jetës njeriu mund të ketë shumë shpirtra binjakë, në varësi se çfarë shpirti do në atë periudhë. Kështu ajo nuk e lejoi martesën e parë të dështuar që t’i prishte atë që do vinte më pas.
Mos jini e turpshme për faktin se keni ecur përpara në jetën tuaj sentimentale
Ndarja e parë nga Tyga nuk supozohej të ishte e lehtë për Kylie, e cila ishte frekuentuar me të që kur ishte një minorene, dhe praktikisht u rrit krah tij. Por ajo u vërtetëoi të gjithëve të kundërtën kur menjëherë u përfshi me një tjetër reper, Party Next Door. Mbretëresha e Snapchat u shfaq në videoklipin e tij “Come and See Me” duke bërtitur kështu se jeta e saj pa Tyga ishte sërish shumë e bukur dhe e kënaqshme për të. Pavarësisht se Party Next Door rezultoi një flirt i rastit, sërish e dha efektin e shpresuar. Në kohë rekord ajo u kthye me Tyga, i cili e kuptoi që po të mos e ruante atë që kishte, mund ta merrnin të tjerët.
Postoni foto seksi tuajat në Instagram, që ta bëni të plasë nga çfarë ka humbur!
E fundit por jo më pak e rëndësishmja është të tregoni se sa ju vlen “lëkura”. Ndërkohë që shpeshherë ju marrin si të mirëqenë, gjithmonë e kuptojnë më pas se çfarë kanë humbur. Atëherë kur nuk e kanë më. Nuk është personale, thjesht kështu janë djemtë. Dhe fakti që ju e vini më në pah diçka të tillë nuk është aspak një gjë e keqe, thjesht po e ndihmoni të hapë sytë, që më pas natyrisht t’i thoni JO! Në fillim mund të doni të kundërtën, ndoshta të ktheheni sërish me të aty ku e latë, por ajo JO do t’ju shijojë më shumë se çdo përkëdhelje tjetër që ai mund t’ju japë./InTv