Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh nëse Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e opozitës për ç`regjistrimin e kandidatëve?

2017/05/11 at 10:05 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodh nëse Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e opozitës për ç`regjistrimin e kandidatëve?

Ekspertët zgjedhorë nuk kanë asnjë dyshim, se nëse Kolegji Zgjedhor ia pranon opozitës kërkesën për të ç’regjistruar kandidatët për deputetë, 18 qershori nuk do të jetë më dita e zgjedhjeve parlamentare dhe situata më pas do jetë e paprecedentë.

Por çfarë ndodh më pas, nëse ky vendim merret? Kur zhvillohen zgjedhje dhe kush e shpall datën e tyre? Këtu ekspertët, të gjithë ish-kryetarë të KQZ, me të cilët TCH u konsultua, ndahen.

Ata që afrojnë më shumë me njëri-tjetrin janë Çlirim Gjata dhe Kristaq Kume. Në kushtet kur Kodi Zgjedhor nuk ka parashikuar zgjedhje me datë të caktuar, por pa kandidatë, secili prej tyre sheh si skenarin më të mundshëm rishikimin e Kodit Zgjedhor.

Për këtë, ata sugjerojnë mbledhjen e Parlamentit për të miratuar një rregull të ri për caktimin e datës së zgjedhjeve. Kuvendin e sheh si zgjidhje edhe Ilirjan Celibashi.

Por, ndryshe nga të tjerët, ish-kryetari i KQZ-së është i mendimit se KQZ-ja ka hapësirë ligjore për ta caktuar vetë datën e zgjedhjeve.

Por që kjo të ndodhë duhet pritur konsumimi formal i procesit më 18 qershor dhe KQZ-ja, me shumicë të cilësuar, pra me pesë vota, të caktojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 4 javë pas shpalljes së pavlefshmërisë së procesit.

Por Arben Ristani i Partisë Demokratike ka një opsion tjetër. Nëse Kolegji vendos në favor të opozitës, ish-kryetari i KQZ-së mendon se është presidenti ai që e zgjidh situatën duke caktuar një datë tjetër për zgjedhjet.

Në çdo rast, secili prej opsioneve të çon në një skenar: rrëzimi ligjor i 18 qershorit i hap rrugën, ose më saktë lë vetëm një rrugë: që dy palët të detyrohen të ulen përballë njëra-tjetrës. Një rrugë që Partia Demokratike duket se e dëshiron.

“Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme. Duke i hedhur poshtë me ligjin e Republikës së vjetër do t’i japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj përmes konsensusit dhe negociatave”, deklaroi këtë të mërkurë kryetari i PD, Lulzim Basha.

Kjo rrugë do ta kthejë edhe PD në Kuvend, formalisht për të ndryshuar Kodin, por do të detyrojë edhe maxhorancën të mos mbajë zgjedhje në 18 qershor.

Të dyja palët tërhiqen nga pozicionet aktuale, por pa u akuzuar nga mbështetësit se po tradhtojnë kauzat e tyre. Dhe në fund, kur s’mbetet vlefshëm asnjë afat ligjor që lidhet me 18 Qershorin, t’u japë palëve edhe një shans për marrëveshje.

Etiketa: cfare do ndodhekerkesa e opozitesKolegji Zgjedhor

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Shifra e frikshme që ka shpenzuar qeveria për “Rilindjen Urbane” në një vit

Shifra e frikshme që ka shpenzuar qeveria për “Rilindjen Urbane” në një vit

Vlorë/ Kapen 62 kg kanabis në stan, pranga 74-vjeçarit

Vlorë/ Kapen 62 kg kanabis në stan, pranga 74-vjeçarit

Letra për Vlahutin/ Komisioneri i Zgjerimit falënderon Ismail Kadaren

Letra për Vlahutin/ Komisioneri i Zgjerimit falënderon Ismail Kadaren

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com