Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, sot, ka theksuar se opozita nuk ka më kohë që të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E ftuar në “Neës 24 ka” Gjylameti ka thënë se data e dekretuar për zgjedhjet është 18 qershori dhe opozita i ka përjashtuar të gjitha mundësitë për të marrë pjesë.
“Ç’mund t’ju them tani që ka filluar printimi i fletëve të votimit, afati për ta ka skaduar që më 8 Maj, kohë që iu kishte lënë Kryeministri. Kushtetuta thotë që datën e zgjedhjeve dekreton presidenti. Zoti Rama është ulur disa herë në tavolinë, kjo është zgjedhja e tyre, ne e kemi të gjithë diskutimin me qytetarët shqiptarë që të garantohet vota e lirë”, është shprehur Gjylameti.