Lorin e kemi parë në një gjendje disi depresive ditët e fundit! Trashëgimtarja e Top Channel ka postuar vazhdimisht disa foto në rrjetet sociale ku duke gjykuar nga shprehjet e shkruara, të gjitha rrugët të çonin te një ndarje e mundshme me Vis Bajraktarit.
Ndoshta ishte thjesht një periudhë krize e çiftit pasi tashmë gjërat duken ndryshe dhe kjo falë një postimi të Visit. Ai ka postuar një foto në Snapchat, ku në një tavolinë tryezë gjenden një palë syzë, të cilat na duken shumë të njohura.
Jo për ndonjë gjë, por para disa ditësh vetë bukuroshja ka postuar një foto mu mbante një palë syze të tilla. Siç duket, Visi i ka kthyer buzëqeshjen të dashurës së tij Lori Hoxha, shkruan intv