Bekushan Belli, një zonjë nga Tirana, tregon në emisionin “STOP” se në vitin 2007 bleu një dyqan nga firma “Delton” për 65 mijë euro. Por pas disa vitesh i vjen përmbarimi për ta nxjerrë jashtë, për llogari të shtetasit Reshat Ziko, që kishte hipotekuar po të njëjtin dyqan. Noteria Violeta Sulkaj thotë se kontrata e blerjes së zotit Mehmetali Belli është e rregullt dhe ligjor. Sipas saj, ndërtuesit kanë probleme me pronarin e ri të dyqanit. Në lidhje telefonike, pronarët e firmës “Delta” Përparim Mekshi dhe Bujar Xhaferi thonë se janë në gjyq me Reshat Zikën, por shtetasi që i kanë shitur dyqanin, Mehmetali Belli, duhet ta mbronte vetë pronën nga përmbarimi…?!
“Iu drejtova emisionit “Stop” sepse kam pasur një pronë këtu në Tiranë. Në vitin 2007 kam marrë një dyqan nga një pronar ndërtimi. Ata i bënë të gjitha veprimet, por pas 2-3 vitesh që kisha marrë pronën e kisha lënë dhe me qira, vijnë dhe më bllokojnë. Vijnë ata të përmbarimit privat dhe më thonë që nuk e kisha unë dyqanin, por ata. Dolëm jashtë, na terrorizuan, hynë me forcë në dyqan. Vajta në hipotekë dhe më thonë që e kishte marë dikush tjetër pronën, por si mund ta marrë kur unë jam blerësi i parë, si ia kanë bërë pa dokumente. Më thanë që nuk e dinin dhe se Reshat Ziko ishte pronari. Unë ia bleva Përparim Mekshit dhe Bujar Xhaferit.”