Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me dy gishtat lart protestuesit e çadrës së lirisë pasi ka dalë nga Presidenca.
Rama dhe Basha zhvilluan një takim që ka zgjatur 3 orë në Presidencë. Takimi u zhvillua me ndërmjetësin e Nishanit. Burimet për Opinion.al thanë se nuk është arritur një marrëveshje, por gjithsesi detajet se çfarë është folur ende nuk dihen.
Theksojmë se Edi Rama doli prej Presidencës pak pas orës 13:00 ndërsa Basha ende nuk ka dalë nga Presidenca (ora shën 13:55).
Siç shihet edhe në videon më poshtë Rama ka lëvizur në këmbë nga Presidenca në drejtim të kryeministrisë dhe teksa kalon pranë çadrës ngre dy gishtat lart dhe buzëqesh. Protestuesit të revoltuar thërrasin: Rama ik, Rama ik…/Opinion.al