Ndryshe nga çfarë jemi mësuar prej disa vitesh, maji këtë herë nuk do të jetë një muaj i ngrohtë.
Sipas parashikimeve, mëngjeset dhe darkat do të jenë të freskëta, dhe asnjë ditë nuk do të jetë e favorshme për plazh. Parashikuesit e motit na thonë se maji do të sjell, shi herë pas herë deri në fund të tij.
Por shiu nuk do të jetë i pisët si ai i disa ditëve me pare. Ky fenomen sipas sinoptikaneve ndodhi si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Saharaja, që sëbashku me të nxehtin sollën edhe grimcat e pluhurit.