Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Joshua-Klitscho, ja pesë duelet më të mëdha të ringut botëror

2017/05/01 at 5:52 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Joshua-Klitscho, ja pesë duelet më të mëdha të ringut botëror

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko i dhanë jetë ditën e shtunë një prej dueleve më të mëdha të historisë së boksit. Britaniku mposhti me “KO” teknik në raundin e 11-të veteranin ukrainas, triumf që e katapultoi Joshua mes ikonave të historisë së këtij sporti. Një nga gazetarët më të mëdhenj të boksit, Jeff Peëell ka bërë një renditje të dueleve më të mëdha të boksit. ja ku renditet sfida Joshua-Klitschko.1 – The “Thrilla in Manilla”: Muhammad Ali – Joe Frazier, tetor 1975 (The Coliseum, Quezon City, Filipine)Pas 14 raundesh magjikë, të mbushur me grushte dhe dëmtime fizike nga të dy boksierët, bëhet gati të nisë raundi i 15-të dhe i fundit. Ali ishte gati të tërhiqej nga përballja, por e njëjta gjë ishte edhe për kundërshtarin e tij. Trajneri i Frazier, Eddie Futch tërhoqi nga ringu boksierin e tij, thuajse i verbuar nga goditjet e Ali dhe me sy të mbyllur. Frazier asnjëherë nuk e fali trajnerin e tij që e tërhoqi nga kjo sfidë dhe nuk e ka pranuar vendimin e asaj përballje. Ndërsa Ali ka thënë: “Ajo është sfida e vetme ku iu afrova vdekjes në ring”.

kli2

2 – “Fight of the Century”: Muhammad Ali – Joe Frazier, mars 1971 (Madison Square Garden, Nju Jork)Duel epik për titullin kampion në peshat e rënda, një sfidë që ngriti peshë zemrat e sportdashësve dhe boksierëve në ring, pasi ishte një përballje me 12 raunde që u vendos në favor të Ali, me vendim unanim të gjyqtarëve. Anash ringut mjaft personazhe VIP, si Ava Gardner, Woody Allen apo Norman Mailer. Frazier kishte mundur Ali më parë, ndaj ky ishte dueli i revanshit për legjendën e dorezave. Muhammad Ali rezistoi deri në raundin e fundit edhe pse me me nofullën e thyer, por në fund arriti të triumfojë.

3 – Evander Holyfield – Riddick Bowe, nëntor 1992 (Thomas and Mack Center, Las Vegas)Një duel monumental për titullin kampion në peshat e rënda, që dhuroi një nga raundet më të bukur të historisë të peshave të rënda. I riu Bowe edhe pse ishte sfidant dhe nuk kuotohej si favorit, lëshoi një seri grushtesh të fortë karshi Holyfield. Pavarësisht se ra në tapet, legjenda Holyfield vazhdoi duelin dhe arriti ta barazpeshojë atë në pjesën e dytë të saj. Bowe e ndjente se mund ta humbiste sfidën, ndaj shtoi ritmin në ring dhe Holyfield për pak sa nuk ra “KO”. Megjithatë, Bowe e fitoi duelin me vendim unanim të gjyqtarëve,

kli3

4 – Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, prill 2017 (Stadiumi Wembley”, Londwr)Fitorja fantastike e Joshua me “KO” teknik në raundin 11-të ndaj legjendës Klitschko i siguroi britanikut një vend në histori dhe në këtë listë të përballje historike në peshat e rënda në boks. Një grusht mund të ndryshojë fatin e duelit dhe Joshua e ka kuptuar këtë gjë, duke goditur shënjestrën e tij. Klitschko i mbijetoi një herë “KO” dhe më pas falë përvojës u rikthye në ring si pretendent, por 14 vite diferencë vulosën fitoren e britanikut. Gjithsesi, ajo që dy boksierët prodhuan në ring ishte diçka magjike, sidomos në raundet 5-6 dhe atë 11, duke treguar se ky sport është për “zotërinj” dhe pë rata që dinë të boksojnë.

kli4

5 – The “Rumble in the Jungle”: George Foreman – Muhammad Ali, tetor 1974 (Kinshasa Zaire)Ndoshta është duel më i madh i historisë i boksit në peshat e rënda. Foreman pësoi një leksion të madh në karrierën e tij, një humbje me “KO” në raundin e tetë, nga 32-vjeçari Muhammad Ali, që mori titujt kampionë bote. Ka qenë “KO”-ja më spektakolare e historisë, me Ali që detyroi Foreman të pranojë humbjen më të vështirë në mes të Afrikës. Boksierët dhuruan një spektakël në ring, por Ali në këtë përballje tregoi se është më i madhi i historisë.

kli5

Etiketa: Joshua-Clitscho

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Cristiano Ronaldo publikon momente nga shtrati me një femër

Cristiano Ronaldo publikon momente nga shtrati me një femër

Roza Lati dhe Iva Aliko paditen në prokurori

Roza Lati dhe Iva Aliko paditen në prokurori

Fotolajm/ Delja bën tifozllik me të zotin në shkallët e qytetit të Durrësit

Fotolajm/ Delja bën tifozllik me të zotin në shkallët e qytetit të Durrësit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com