Arabia Saudite njihet për rregullat e forta dhe gati gati ekstremiste që ka. Jo të gjithë njerëzit dhe aq më pak femrat guxojnë të thyejnë këto rregulla. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e pranishme në një takim me Mbretin Salman, ka thyer këto rregulla, pasi në takim është parë pa vendosur shaminë tradicionale të këtij vendi.
Merkel u prit nga mbreti Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë pas mbërritjes së saj në qytetin perëndimor të Jiddah. Por Merkel nuk ështe e para që “guxon” të thyejë rregullat e forta të këtij shteti Islamik, pasi më parë Kryeministria britanike Theresa May, ka bërë të njëjtën gjë duke dashur të përcjellë një mesazh frymëzues për femrat e shtypura në këtë vend.