Xhino Dautaj është viktima tjetër e atentatit të rëndë që ndodhi sot në zonën e Sukthit në autostradën Tianë-Durrës. Paraprakisht thuhet se shënjestra ka qenë Ervin Dalipaj, ish-oficer policie. Dalipaj ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut. Dalipaj ka mbajtur edhe postin e shefit i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës deri në tetor 2013.
Ai u akuzua rreth një vit më parë për rrëmbimin dhe vrasjen e personit me precedent Gazmend Çollaku. Dalipaj ishte në arrati pasi kërkohej nga policia. Viktima e dytë, Dautaj dyshohet se është vrarë aksidentalisht.
*Pamje nga vendi i ngjarjes