Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi ka deklaruar se PS dhe LSI janw bashkw nw koalicion dhe se po bashkw do zgjedhin Presidentin e ri.
Nga Fieri, Ruçi u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë do të zhgënjehen.
“Lidhur me parashikimet se koalicioni do të shpërbëhet, ju them se të gjithë ata që parashikuan diçka të tillë do të zhgënjehen”, tha Ruçi.
Sipas tij, pavarësisht se partitë opozitare duan ta lënë vendin pa zgjedhje dhe pa një President të ri kjo nuk do të ndodh sepse nuk e lejon Kushtetuta. Ai u shpreh se nuk do të përsëritet ’97.
“Ka qarqe dhe forca politike që duan ta lënë vendin pa President dhe pa zgjedhje, me pak fjalë të përsërisin një 97 tjetër por kjo nuk ka për të ndodhur sepse nuk e lejon Kushtetuta”, tha kreu i grupit të PS-së.
Gjithashtu ai deklaroi se kjo qeveri aktuale mund të rrëzohet vetëm me një mocion mosbesimi. Ndërsa, Shqipëria do të ketë një president të ri më 24 korrik, datë e cila shënon fundin e mandatit të Nishanit.