Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se ka një nismë të Presidentit Nishani për të ulur në tryezën e dialogut liderët e partive.
“Ka një nismë të Presidentit, që ne e kemi përkrahur pa ngurrim, jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë pa kushte. Sikur ndodhi edhe më parë, përsëri ka një vonesë nga pala tjetër, që shpresoj mos jetë vonesë që paralajmëron dështimin”, u shpreh Rama në përfundim të seancës plenare.
“Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që dialogu është preferenca e parë, koha nuk pret, PD dhe kryetari i saj nuk duhet të kenë frikë nga dialogu dhe tryeza ku partitë të shprehin pikëpamjet e tyre dhe këmbimi i opinioneve që mund të sjellë progres”, u shpreh më tej ai.