Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi në makinat e tyre u gjetën 17 kg hashash. Të arrestuarit janë Agron Prenga, 26 vjeç, banues në Sarandë dhe Mariglen Hysenaj, 24 vjeç po nga Saranda.
Sipas policisë, është marrë informacion në rrugë operative se në qytetin e Sarandës po qarkullonin 2 automjete me hashash dhe është vënë në ndjekje të tyre.
Janë ndaluar dy mjetet në në lagjen nr.1 Sarandë dhe janë arrestuar dy prej autorëve. Ndërsa dy të tjerë kanë arritur të ikin me vrap dhe ti shpëtojnë prangave.
Në kërkim janë shpallur K.L., 29 vjeç dhe A.E., 31 vjeç, shtetas grek. Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin lëndës narkotike drejt Greqisë, tha policia. /Opinion.al