Koha kur hamë është pothuajse aq e rëndësishme sa ajo që ne hamë nëse dëshironi të humbni peshë. Kushdo që është në dietë duhet të dijë se sidomos për drekë duhet ngrënë në një kohë të caktuar në mënyrë që të zvogëlojmë peshën me sukses.
A e dini se cila është koha më e keqe për drekë në qoftë se dëshironi të humbni peshë?
Studimi spanjoll i kryer në 1200 të anketuar me mbipeshë ka treguar se konsumimi shumë vonë i drekës, pikërisht pas orës 15, çon në humbje më të vogël të peshës. Studimi shqyrtoi një proteinë të veçantë, thelbësore për lëvizje dhe djegie të kalorive në të gjithë trupin.
Njerëzit me një variant të veçantë të kësaj proteine humbën më pak kilogramë, kur ata hëngrën drekë pas 15 orësh në krahasim me njerëzit që kanë ngrënë drekë para orës 15. Bëhet pyetja se pse dreka mund të sabotojë humbjen e peshës? Shkencëtarët shpjegojnë se ritmi cirkadian si dhe ndjenja e përgjumjes në trupin tonë udhëheqë edhe ndjenjën e urisë.
Metabolizmi është mekanizmëm individual, ndërsa koha e konsumit të ushqimit në raport me ritmin cirkadian mund të ndikojë në humbjen e peshës. Ritmi cirkadian poashtu kontrollon sekretimin e insulinës në trup. Nëse hani në një kohë kur trupi është më pak i ndjeshëm ndaj insulinës, yndyrat do të hiqen më vështirë nga trupi dhe më vështirë do të humbni peshë.
Derisa koha që ju hani drekë mund të ndikojnë në linjën tuaj, studiuesit nuk gjetën asnjë ndryshim në humbje peshe, kur ata studiuan mëngjesin dhe darkën. Arsyeja për këtë mund të jetë fakti se studimi është kryer në Spanjë, ku njerëzit pothuajse gjysmën e kalorive ditore e marrin në drekë./GazetaExpress/