Noçja është një prej banorëve më të njohur të shtëpisë së Big Brother, jo vetëm gjatë kohës që ka qenë konkurrente, por edhe në vitet në vazhdim. Shumë pak dinë që, Najada Konomi, siç quhet në të vërtetë merret me pikturë.
Në fotosesion e fundit që ajo ka realizuar është shfaqur nudo, por e lyer me bojërat që përdor në pikturat e saj.
“Fantazia e artistit eshte realiteti me i bukur se realiteti i rendomte.”- shkruan ajo nën njërës prej fotove.
Kujtojmë se Najada vazhdon karrierën e saj në fushën e psikologjisë.